![Gara për kryetar Bashkie në Durrës/ Zbulohen kandidatët Ramës, Bashës dhe Berishës](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/01/1612446642_bashkiadurres-709x400.jpg)
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki.
Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.
Advertisement
Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.