Brenda ketij muaji, Parlamenti do te zgjedhe Inspektorin e Pergjithshem per deklarimin dhe kontrollin e pasurive.

Per te qene kryeinspektor, ne vend te Shkelqim Ganajt, te cilit i mbaroi mandati, garojne 6 kandidate.

Neser, Komisioni i Ligjeve do te zhvilloje seance degjimore me: Evgjeni Basharin, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e Inspektoriatit, Eridian Salianji qe eshte përfaqësuesi zyrtar i PS-së në KQZ, Lefterie Lleshaj ish-kryetare e KQZ-së, Evis Fico, Helena Papa dhe Dhimitrulla Spiro.

Posti i kryeinspektorit te kontrollit te pasurive eshte i rendesishem jo thjesht per shkak te faktit se ai verifikon pasurine e te gjithe kreve te shtetit e administrates shqiptare, por veçanerisht per shkak te rolit qe ai luan ne procesin e vettingut per gjyqtaret e prokuroret.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeinspektori zgjidhet nga Parlamenti me 84 vota per nje mandat 7-vjeçar; ne rast se nuk arrihet ky kuorum atehere pas nje jave Kuvendi perserit votimin por kete here mund ta zgjedhe me 71 vota.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";