Regata “BRINDISI-VALONA” që u prezantua pak ditë më parë në rajonin e Pulias, duke i hapur rrugë zhvillimit të garave sportive me vela nga data 6 deri më 9 korrik në Marinën e Orikumit, partner zyrtar i Lega Navale Italiana. Për herë të parë, në këto gara do marrin pjesë dhe dy varka shqiptare.
Marina e Orikumit është ndryshe pikë-stacioni i vetëm në Shqipëri që ofron shërbime ankorimi, apo mirë-mbajtje profesionale për të gjitha llojet e barkave me vela, apo edhe yacht-et e madhësive të ndryshme, e pozicionuar në një pikë mjaft strategjike të Gjirit të Vlorës, aty ku pikë-takohen dy detet, ai i Adriatik-ut me atë të Jon-it.
“Concord Investment” mbështet këtë aktivitet sportiv duke krijuar mundësi edhe për masivimin e këtij sporti në Shqipëri. Me siglimin e kontratës së bashkëpunimit me Lega Navale Italiana, ky partneritet u lançua edhe në Panairin e Turizmit BIT MILANO 2023.