Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje publikisht Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, që të tregojë të gjitha të vërtetat.
Berisha theksoi se ato që tha Dumani i dinin të gjithë sa i takon bandës së Elbasanit. Sipas ish kryeministrit, fytyra e këtij shteti është Nuredin Dumani.
“Për shkak të vendimeve unifikuese, ky kërkon përgjegjësi penale për ata persona. bëhet amnisti për shkelës të rëndë të ligjit. Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryhsme të klientëve të saj që shkon mld euro në kurriz të taksave-paguesve shqiptarë. Është akt i pashembullt, akt madhor.
Ju bëj thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë publikisht çdo rast abuzim me këtë vendim. Ky është akt i paimagjinueshëm, por asgjë s’ka të paimagjinueshme në këtë vend, në këtë shtet, fytyra e të cilit është Nexhbedin Dumani. Një serial killer që po zbërthyet, e vlerësoj vendimin e tij për të rrëfyer por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë, se deri tani absolutisht ska thënë gjë tjetër, veç atë që e kemi ditur të gjithë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";S’ka pasur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjera kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë. Se ato kanë pasur në xhep Prokurorinë e Elbasanit. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetëvete një njeri që rrëfehet. Se çfarë është një i penduar i drejtësisë? Është një njeri që vendos të rrëfehet në kuptimin moral, krimet që ai ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranishme ky rrëfim. I bëjë thirrje që ta bëjë të plotë, ta bëj me guxim, pasi ka tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse që dëshmojnë qartë atë çka thuhet nga mediat.” tha Berisha.