Fyerje ndaj Evi Kokalarit/ GJKKO dënon deputetin Ervin Salianji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fyerje ndaj Evi Kokalarit/ GJKKO dënon deputetin Ervin Salianji

GJKKO ka dënuar me 50 mijë lek gjobë deputetin e PD, Ervin Salianji për fyerje ndaj Evi Kokalarit.

 

Deputeti demokrat tha pak muaj me parë se burri i aktivistes në ‘Foltoren’ e Sali Berishës është pjesë e organizatës së Agimit të Artë.

 

Advertisement

Gjykata,  ka vendosur deklarimin fajtor të të akuzuarit Ervin Bujar Salianji për veprën penale “Fyerje”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal.

“Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji disa muaj më parë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy