Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri i cili ka dhunuar mjekët e një poliklinike në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Advertisement