Federata Shqiptare e Futbollit bëri reagim zyrtar pas ngjarjes së ndodhur në sfidës së femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, ku tri futbollisteve u ra të fikët në fushë. FSHF sqaroi se ato kanë kryer analizat e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali.

 

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21 të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjëndje të fikti. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

FSHF kërkoi nga mediat që të tregohen pak më të kujdesshme, kur bëhet fjalë për emocionet e lojtarëve, prindërve dhe të afërmeve të tyre.