Fushë-Studën, destinacion turistik/ Vizitorë e turistë të huaj vizitojnë parkun Shebenik-Jabllanicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fushë-Studën, destinacion turistik/ Vizitorë e turistë të huaj vizitojnë parkun Shebenik-Jabllanicë

Fushë-Studën, fshati që shtrihet brenda parkut kombëtar Shebenik – Jabllanicë, në njësinë administrative Steblevë, në gjithë stinët e vitit tërheq mjaft vizitore e turistë të huaj. Janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën dhe sportet e borës. I kthyer në një prej destinacioneve më të reja, sa i përket turizmit malor, ky fshat t’i ofron të gjitha, ajrin, ujin dhe natyrën e bukur.

Në fundjavë kalohet bukur këtu. Është ndryshe nga vendet e tjera. Vij nga Peqini, vij për herë të parë.

Jemi shumë të kënaqur, edhe rruga është e mirë. Shpresojmë të kalojmë një ditë shumë të bukur. Rruga ishte e kalueshme.

Është shumë bukur, por shumë ftohtë. Nuk kisha qenë ndonjëherë. 

Advertisement

 

Ka një dyndje të madhe të turistëve. Për shkak të pandemisë, turistët janë nga Tirana dhe vende të tjera të Shqipërisë. Vitet e kaluara kemi patur edhe turistë të huaj. Kemi akoma nevojë për bujtina e hotele. Presim që në mars të vazhdojë asfaltimi i rrugës, që do të rrisë numrin e vizitorëve.

 

Fushë-Studën ndodhet në njësinë administrative Stëblevë në Librazhd dhe është një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Kryetari i njësisë administrative thotë se zona mirëpret turistë në të katër stinët e vitit, por në dimër ata arrijnë pikun e tyre. Duket se pandemia ka stepur turistët e huaj , por jo ata vendas.

Advertisement

 

Albert Kaleci, Kryetar i njësisë administrative Stebleve

“Ka një dyndje të madhe të turistëve. Për shkak të pandemisë, turistët janë nga Tirana dhe vende të tjera të Shqipërisë. Vitet e kaluara kemi patur edhe turistë të huaj. Kemi akoma nevojë për bujtina e hotele. Presim që në mars të vazhdojë asfaltimi i rrugës, që do të rrisë numrin e vizitorëve.”

 

Advertisement

Kaleci shprehet i bindur se me rregullimin e rrugës, numri i turisteve në këtë zonë pritet të dhjetëfishohet.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy