Prej disa ditësh, zona e torfës në fushën e Maliqit po digjet, duke u kthyer në shqetësim për fshatrat përreth.

Banorët shpjegojnë se gazrat që çlirohen nga djegia e kësaj zone, e bëjnë të vështirë frymëmarrjen, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.

Për këtë arsye ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve lokale për izolimin e vatrave.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës në Maliq pohuan se një pjesë e zonës torfike ka djegie natyrale, por në disa raste problemi është shkaktuar edhe nga djegia e kashtës nga vetë fermerët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimi zjarrfikës është përpjekur përgjatë këtyre ditëve për t’i dhënë fund  djegies, por kjo është e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë në orët e para të mëngjesit. /vizionplus.tv