Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një deklaratë për mediat, ka lajmëruar ndryshimet e reja në radhët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.
Sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës, do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Jaupin.
Ndërkohë që është zbuluar dhe emri i pasuesit të tij në drejtorinë e Antiterrorit, ai do të jetë Alban Dautaj.
Emërimet:
Hamdi Fjora Drejtor i Policisë Shkodër
Ardian Çipa në Elbasan dhe Gjovalin Loka në Korçë.
Bledar Çeliku Drejtor i Policisë Gjirokastër,
Oltion Bitri në Lezhë,
Skënder Hitaj në Dibër
Neritan Nallbati Drejtori i Policisë në Durrës,
Rebani Jaupi Dr. i Sigurisë Publike
Vijon…