Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumaë, pranë Fushë Mamurrasit.
Burime për Vizion plus bëjnë me dije paraprakisht se një fuoristradë ka goditur një autoveturë.
Advertisement
Si pasojë e kësaj ka mbetur e plagosur një grua rreth 50 vjeç, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Advertisement