Edhe në Shkopet mund të bëhet plazh. Disa të rinj nga Tirana kanë zgjedhur ujin e pastër të liqenit për të përballuar temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

 

Zgjedhja e tyre nuk është krejt e rastësishme. Ata shprehen se në Shkopet jo vetëm që sfidojnë të nxehtin me freskinë e ujit, por shijojnë dhe natyrën, duke pasur mundësi edhe për të peshkuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E gjithë vija liqenore e Shkopetit frekuentohet nga grupmosha të ndryshme që vijnë kryesisht nga Tirana, Laçi e Lezha. Prania e rrugëve nacionale pranë liqenit bën që qytetarët të kenë lehtësi për të shkuar drejt këtij destinacioni.