Fundjava nis me mot të mirë, por më pas nisin reshjet e shiut dhe të dëborës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundjava nis me mot të mirë, por më pas nisin reshjet e shiut dhe të dëborës

Fundjava dhe fillimi i javës tjetër pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

 

Reshjet e shiut do të bëhën prezente në orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e në pasdite e kryesisht në mbrëmje do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Advertisement

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtëra kthjellimi.

 

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht reshje me intensitet deri të lartë.

 

Advertisement

Në verilindje në lartësin mbi 300metra dhe në jug-juglindje në lartësin mbi 700 metra reshje bore me intensitet mesatar, në juglindje reshje borë me intensitet deri të lartë.

 

Në pasdite pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

Era ditën e shtunë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10m/sek, ndersa ditën e diel dhe të hënë era nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri ne 15-20m/sek.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy