Fundjava me trafik të rënduar, probleme me qarkullimin në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fundjava me trafik të rënduar, probleme me qarkullimin në Vlorë

Qyteti bregdetar po përgatitet për sezonin turistik të verës ose e thënë ndryshe sezonin e trafikut.

Kjo fundjavë ka nisur kështu në Vlorë. Jo vetëm akset kryesore por edhe ato dytësore janë pushtuar nga automjetet në masë, të cilat kanë shkaktuar trafik të rënduar.

Shkak për këtë është bërë jo vetëm numri i shtuar i vizitorëve, të cilët i drejtohen Vlorës për fundjavën por edhe infrastrukturës e cila lë shumë për të dëshiruar. Ndërhyrjet e ujësjellës kanalizime për implementimin e rrjetit të ri të tubacioneve kanë bërë që shumë prej akseve në qytet të bllokohen. Po ashtu ndërhyrjet për shembjen e shtëpive në lagjen “Pavarësia” kanë sjellë trafik të rënduar në zonën e Skelës.

Ndërkohë Policia e rendit është në terren për të normalizuar qarkullimin. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy