Fundjava do të mbyllet me reshje shiu, të cilat sipas sinoptikanëve do të jenë prezent në sasi të konsiderueshme. Moti i paqëndrueshëm do të shoqërojë edhe dy ditshin e parë të javës së ardhshme, ndërsa pritet të ketë një përmirësim, nga mesi i saj.
ADIOLA BANI
METEOALB
Advertisement“Situata vijon me reshje mesatare sot deri në pasdite vonë kur intensiteti i reshjeve bie. Edhe pse mbeten prezente gjatë ditës së shtunë kemi reshje në sasi më të pakët ndërsa e diela dhe e hëna sërish sjellin fuqizim të reshjeve në vendin tonë. Situata mbetet problematike kjo për shkak të vijueshmërisë së reshjeve për disa ditë me radhë duke sjellë problematika lokale. Moti përmirësohet pas mesit të javës që vjen, ku presim kthjellime dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.”
Në zonat malore do të ketë reshje dëbore kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.
“Reshjet e dëborës do të vazhdojnë të jenë problematike në zonat e thella malore, në atë zona ku ka pasur reshje të vazhdueshme gjatë gjithë javës.”
Sipas sinoptikanëve, vlerat e temperaturave gjatë fundjavës do të luhaten mes 0 apo -1 gradë më e ulëta dhe 11 deri në 12 vlera më e lartë. Ndërsa nga mesi i javës së ardhshme vlerat minimale do të zbresin nën -4 gradë celsius.