Me kryerjen e betimit si deputet i Parlamentit Evropian, Fredi Beleri u kthye në Shqipëri. Përpara mbërritjes në vendin tone ai u ndal në Greqi siç shihet edhe në këtë foto të shkrepur në aeroportin e Athinës.

Ndërsa, në orën 15 e 30, gjysmë ore përpara se të përfundonte afati zyrtar i lejes, Fredi Beleri u kthyë në burgun e Fierit për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, nga ku tha se zgjodhi të mos e përdorë imunitetin e eurodeputetit. Kur i kanë mbetur edhe 2 muaj e gjysmë nga përfundimi i dënimit, Beleri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Fierit për kërkesën për lirim me kusht.

“Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mëndje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem”, tha Beleri.

Beleri përgëzoi, Petro Gjikurinë,kandidatin e opozites per zgjedhjet ne bashkine e Himares.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona”, tha Beleri.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha Fredi Belerit pesë ditë leje për tu betuar si eurodeputet i partisë në pushtet të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis,“Demokracia e Re”. Para se të shkonte në Strasburg, në Athinë ai u prit në një takim nga kreu i qeverisë së Athinës. Kandidati fitues i vendoreve të majit të një viti më parë u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Për shkak të arrestimit me burg ai nuk u betua si kryebashkiak i Himarës. Kërkesat e tij për leje të posaçme u refuzuan nga të gjitha gjykatat.

Gjatë periudhës që ai përballej me drejtësinë për krime zgjedhore, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e përfshiu në listën e kandidatëve për eurodeputet. Fredi Beleri fitoi ndërsa Apeli i GJKKO e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 2 vite burg.

Pas vendimit të formës së prerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli të pavlefshëm manditin e fituar si kryebashkiak i Himarës. Burgosja e Fredi Belerit dhe moslejmi i tij për t’u betuar ngriu marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Vetoja e Athinës vazhdon të mbajë të bllokuar konferencën e dytë ndërqeveritare mes BE-së dhe vendit tonë, që përbën edhe zyrtarizimin e çeljes së negociatave anëtarësuese./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";