Fredi Beleri ka bërë kërkesë në gjykatën e shkallës së parë Durrës, për t´u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.

Kërkesa në gjykatën e Durrësit ka mbërritur pak ditë më parë dhe do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim.

 

Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kërkuan disa herë dhënien e lejes, por gjykata e posaçme vendosi të shpallë moskompetencën, duke e kaluar çështjen në gjykatën e Durrësit, e cila do të duhet të japë vendimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor të shitblerjes së votës.