Në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi, si pasojë e të cilës kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona.
Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për mediat kosovare se numri i të lënduarve ka shkuar në 31. Ata kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.
Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur në QKUK në Prishtinë.
Advertisement