Fotot / Nis pa probleme dita e parë e shkollës në Tiranë, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit ndihmon nxënësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fotot / Nis pa probleme dita e parë e shkollës në Tiranë, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit ndihmon nxënësit

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve. Punonjës të Policisë Bashkiake në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit janë sot përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

 

Ndërkaq, trafiku ne Tirane është paraqitur normal, ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të lëvizur me biçiklete ose në këmbë. e që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar.

 

Advertisement

Policia Bashkiake ka marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (Bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy