FOTOT/ Masakër në Greqi: Vriten babë e bir, dyshohen të jenë shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona janë vrarë në Greqi si pasojë e përplasjeve mes bandave. Dyshohet se viktimat janë babë e bir me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Agios Sostis në lagjen Neos Cosmos. Nga përplasja me armë dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve të para nga mediat helene ka pasur një përplasje mes grupeve kriminale shqiptare dhe ngjarja është shoqëruar me një “shi” të shtënash me armë.

Një prej personave të përfshirë në ngjarje pretendohet se ka kërkuar të fshihet në një prej kafeneve në zonë, ku u qëllua dhe më pas vdiq.

Advertisement

Gjithashtu mësohet të ketë vdekur edhe djali i tij, një 25-vjeçar sipas informacioneve paraprake. Plagë ka marrë edhe një punonjës i kafenesë i cili është dërguar në spital.

Policia është vënë në kërkim të një makine tip “Opel” ngjyrë gri me të cilën u arratisën autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se vrasja e dyfishtë ka ndodhur për larje hesapesh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy