Pavarësisht situatës së rëndë nga Covid, Greqia ka festuar në mënyrë madhështore 200-vjetorin e Pavarësisë.
Në sheshin kryesor të Athinës ka paralakuar ushtria, kuptohet e reduktuar.
Në ceremoni ka qenë prezent edhe edhe princi Charles i Britanisë, bashkë me të shoqen, duke qenë së i ati i tij është grek.
Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndoshta më shumë se vetë 200-vjetori i pavarësisë së Greqisë.
Advertisement
Babai i Princit Charles, pra bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë ka lindur në Korfuz , ndërsa nëna e tij ishte me origjinë greke.
Mediat greke shkruajnë se princi britanik “e nderoi vendin me praninë e tij në këtë ditë të veçantë simbolike, i shoqëruar nga gruaja e tij Camila.”
Advertisement