Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seanca e radhës, ndërsa një prej deputeteve u bë protagoniste e lajmeve që u shpërndanë me shpejtësi në mediat kosovare.
Bëhet fjalë për Adriana Matoshin, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës iu publikua një foto në media, teksa e ka zënë gjumi gjatë seancës.
Lidhur me këto raportime ka reaguar edhe vetë Matoshi. Ajo ka akuzuar kolegët e opozitës për foton ndërsa ka thënë se ata më shumë merren me të sesa me problemet e vendit.
Ndërkohë, në një postim tjetër, ajo këtë foto e ka përshkruar me fjalët: Kur opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu të dhimtë.
Matoshi, e cila është edhe aktore, muajt e fundit ka qenë në qendër të lajmeve për shkak të lidhjes me një futbollist afrikan, që është 19 vjet më i ri se ajo.