
Një argjendari u grabit paraditen e kësaj të enjteje në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në bulevardi Ismail Qemail, ku një 18-vjeçar i maskuar arriti të merrte nën kërcënimin e një arme gjahu një sasi bizhuterish e të largohej me shpejtësi.
Advertisement
Gjatë grabitjes autori qëlloi me armë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Martin Kapllanaj 18 vjec, u largua me shpejtësi nga vendngjarja, por u arrestua në lagjen Isa Boletini.
Advertisement
Gjatë ndalimit, atij iu gjet çanta me bizhuteri te vjedhura si dhe arma e gjahut që përdori gjatë grabitjes.