E diela ishte një ditë me një bilanc tragjik në rrugët e Shqipërisë.
Më së shumti, aksidenti me tragjik ishte ai i mbrëmjes në aksin Elbasan-Bradashesh në hyrje te këtij qyteti.
9 persona mbeten të plagosur, nga të cilët 5 u desh të marrin ndihmë të specializuar në spitalin rajonal të Elbasanit.
Fatkeqësisht 26 vjecari Kledis Deda ndërroi jetë.
Ai ishte pasagjer në një makinë tip “GOLF” kabriole që drejtohej nga një vajzë me iniciale F.B.
Makina e tyre u përplas me një furgon pasagjeresh të linjës Korcë-Tiranë.
Automjeti u shkaterrua plotësisht teksa dyshohet se ka qënë me shpejtësi të madhe dhe ka bërë parakalim të gabuar.
Nuk dihet nëse drejtuesja e mjetit e cila ka marrë dëmtime të rënda, po është jashtë rrezikut, është apo jo gruaja e viktimes.
Gjithsesi ajo është arrestuar nga policia.
Viktima Kledis Deda ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.