
Ky që shikoni në foto është efektivi që mbeti i plagosur gjatë një operacioni të “Shqiponjave”.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se autori i plagosjes së efektivit, dyshohet se është rreth moshës 38 vjeç, trup shumë i dobët dhe rreth 180 cm. Ai është identifikuar si, Klered Bozhanaj.
Advertisement
Në momentin e ngjarjes ai mbante veshur tura dhe bluzë gri, tuta dhe kapele të zezë. Autori i dyshuar ishte në ndjekje si person i dyshimtë nga efektivët e “Shqiponjave”. Në momentin që ai ka pikasur se është në ndjekje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrrullës.
Efektivi i plagosur, Edlir Alleshi, u qëllua me dy plumba në bark dhe ndodhet në operacion.
Advertisement