Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë ku do të takohet me homologun grek Mitsotakis.
Në një postim në Twitter, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek.
Mësohet se Rama mes të tjerash do të diskutojë “mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”.
Postimi i Ramës:
Advertisement
Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë