FOTO/ Policia dyshon se atentati në “Don Bosko” lidhet me të shkuarën e Kastriot Elezajt,  të plagosurit: Nuk kemi konflikte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Policia dyshon se atentati në “Don Bosko” lidhet me të shkuarën e Kastriot Elezajt,  të plagosurit: Nuk kemi konflikte

Dy të plagosurit e atentatit të një dite më parë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Në dëshminë e tyre, ata kanë mohuar të kenë patur konflikte me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.

 

Advertisement

Megjithatë, grupi hetimor ka dyshime se objektiv i sulmit ishte 45-vjeçari Elezaj,  për shkak të konflikteve që mund të ketë patur nga e kaluara. Më herët ai ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali, krim për të cilin ka vuajtur edhe dënimin në vendin fqinj.

Asnjëri prej të plagosurve nuk ruhej dhe nuk kishte frikën e një atentati të mundshëm. Sipas dëshmisë së tyre, lëvizjet nëpër Tiranë i kishin normale dhe të përditshme.

Ndërkohë, arma e krimit, e gjetur në makinën e djegur Golf 5 është e njëjta rezulton të jetë ajo me të cilën është qëlluar në atentat, një pistoletë e kalibrit të ulët, 7.65 mm.

Policia nuk ka të dhëna se të plagosurit i përkasin ndonjë grupi kriminal dhe në këtë mënyrë pistat e hetimit janë ende të paqarta./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy