
Personi që duket në foto është Indrit Ndoj, 34-vjeç, banues në Fushë Krujë.
Indrit Ndoj u gjet këtë të premte i vdekur në rrugë në afërsi të fshatit Hasan, ku edhe jetonte.
Advertisement
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Në trupin e viktimës, sipas informacionit paraprak të policisë, është konstatuar një plagë në këmbë e shkaktuar me armë zjarri.
Advertisement
Më herët, shtatorin e vitit të kaluar, Ndoj ishte arrestuar së bashku me një tjetër person për aklim të paligjshëm të emigrantëve.