
Kledi Koka është 43-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në shpinë mëngjesin e kësaj të marte në Sarandë.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta por mësohet se dy burrat janë konfliktuar për vendin e ankorimit të varkave në liman.
Advertisement
Mësohet gjithashtu se viktima kishte në pronësi një varkë turistike ndërsa autori një varkë peshkimi.
Autori Jorgo Golemi, edhe ai 43- vjeç është arrestuar pak orë pas ngjarjes dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Advertisement