Konsullata shqiptare në Kharkiv të Ukrainës është shkatërruar nga bombardimet ruse.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila dënon ashpër agresionin rus, ndërsa ka postuar edhe disa foto të konsullatës së shkatërruar.
Advertisement
“Shqipëria dënon ashpër agresionin rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në #Kharkov. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi! #StopAgresionitRus #QëndroniMeUkrainë.”
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë shpallur vende armike nga federata ruse. Tre vendet anëtare të NATO-s, gjenden në listën e shteteve dhe territoreve të huaja, që sipas Moskës, kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.
Advertisement