Këtë të diel ka pasur fluks mjetesh në rrugët dhe bulevardet kryesore të qytetit të Korçës duke sjellë kështu vështirësi në levizje. I gjithë ky fluks ka ardhur për shkak të ardhjes së turistëve të shumtë vendas për të kaluar festat e fundvitit në këtë qytet. Për policinë rrugore fluksi është rritur pasi gjatë ditëve të fundit ka qenë i lartë numri i emigrantëve të ardhur kryeshisht nga Greqia.
Për të normalizuar trafikun nga ana e policisë rrugore, por dhe asaj të rendit janë shtuar shërbimet policore. Shërbime të shtuara ka pasur edhe në rrugët nacionale kryesisht në aksin Kapshticë-Qafë Thanë ku dhe levizja e mjeteve është më e madhe. Dy patrulla policie janë edhe në rrugët e fshatrave turistikë te Dardhës dhe Voskopojës pasi edhe në keto fshatra ka pasur turistë të shumtë që nga data 24 dhjetor. Policia rrugore ka bërë me dije se falë masave të marra gjatë këtyre ditëve ka pasur vetëm një aksident në fshatin Gështenjas në hyrje të Pogradecitku ka pasur të plagosur.
Shërbimet e përforcuara, gjithnjë sipas policisë lokale do të jenë deri në ditën e para të vitit 2022.