Foto-ARRSH mbylli kryqëzimin në aksin Lushnjë-Fier/ Banorët e zonës në protestë, bllokojnë qarkullimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Foto-ARRSH mbylli kryqëzimin në aksin Lushnjë-Fier/ Banorët e zonës në protestë, bllokojnë qarkullimin

Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokoi kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’.

Tashmë banorëve të zonës u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 kilometër rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës. Banorët e kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Ditën e sotme ata kanë dalë në protestë kundër këtij vendimi të ARRSH. Mësohet se banorët e kësaj zone kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugën nacionale Fier Lushnje.

Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka as një rrugë alternative.

Advertisement

Foto-ARRSH mbylli kryqëzimin në aksin Lushnjë-Fier/ Banorët e zonës në protestë, bllokojnë qarkullimin

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy