![Foto-12 orë udhëtim me tren, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/06/FVRej9sXwAE2V39-600x400.jpg)
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazaoviç, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, ku pritet që të takohen me presidentin Volodimir Zelenskyn.
Abazoviç ka publikuar një foto teksa kanë mbërritur në Kiev.
“Arritëm në #Kiev me @ediramaal për të ofruar mbështetje të sinqertë për
dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. #MNE
do të vazhdojë të ndihmojë #Ukrainë në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, shkruan Abazoviç.
Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse. Më pas do të shohin zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.