Forumi Rinor i PD: Referendum për Berishën, vendimi i Bashës po përçan partinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Forumi Rinor i PD: Referendum për Berishën, vendimi i Bashës po përçan partinë

Vetëm pak ditë pas vendimit për përpjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD, ka ardhur lëvizja e parë zyrtare brenda selise blu, kundër Lulzim Bashës.

 

Në një shkresë drejtuar sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, kryesia e forumit rinor të PD kërkon referendum të brendshëm për çështjen Berisha.

 

Advertisement

Përmes një peticioni të firmosur nga 30 anëtarë të kryesisë, FRPD e cilëson vendimin e Bashës në shkelje të plotë me statutin dhe parimet e Partisë demokratike.

 

Sipas forumit rinor të PD, veprimi i ndërmarë nga lideri demokrat mbart rrezikun për përçarje të partisë.

 

Advertisement

E për këtë arsye ata kërkojnë që vendimi i kryedemokratit t’i nënshtrohet një referendumi në anëtarësinë e partisë; kjo si e vetmja mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.

 

Nga ana tjetër, edhe vet Berisha e ka ciëlsuar si të gabuar veprimin e Bashës dhe të pabazuar në statut. Për këtë ish kryeministri ka nisur edhe një betejë, me qëllim sipas tij, rikthimin e sovranitetit në Partinë Demokratike. Takimi I parw I lajmwruar nga zoti berisha me anetarwsinw, wshtw planifikuar tw enjten paddite.

 

Advertisement

Basha e përjashtoi berishën pas vendimit të departamentit amerikan tw shtetit, qwe e ka shpallur non grata atë dhe familjen e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy