Me ftesë të Presidentit frances Emanuel Macron, kryeministri i vendit Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në këtë konferencë, Rama ka ngritur edhe një herë problematikat e Ballkanit, një zonë ku ndikimi rus sipas tij mund të sjellë destabilitet.

 

 

 Për kreun e qeverisë, në fokus të BE duhet të jetë edhe përplasja Kosovë-Serbi, një ngërç që sipas Ramës duhet zgjidhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Në qoftë se flasim për komunitetin, politikën europiane, nëqoftëse jeni aty në të njëjtën kohë kemi dobësitë tona sepse e dimë shumë mirë që në Ballkan Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë demet më të mëdha për shkak të ndasive historike në Ballkan që ende janë të pranishme. Kemi një çështje të madhe në Ballkan që është çështja e paqes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës por në të njëjtën kohë është vërtetë e rëndësishme që të shihet që Ballkani është i bashkuar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sa i takon ndihmave që BE i jep Ballkanit në kohë krizash, Rama ishte kritik duke kujtuar se gjatë pandemisë, vendi ynë u ndihmua nga Rusia, Kina dhe Turqia, ndërsa Europa i mbylli dyert.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndërkohë që për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë me Ballkanin perëndimor, duhet të punojmë me këto vende, ata krijojnë probleme dhe po ne e bëjmë këtë por ne duhet t’i angazhojmë sepse në të kundërt Kina, Rusia, Turqia, do të fusin duart në rajon. Por çfarë ndodhi? Pa Kinën, pa Rusinë, pa Turqinë ne nuk do t’i kishim mbijetuar valës së parë të COVID-it sepse vaksinat nuk erdhën nga BE, vaksinat erdhën pikërisht nga këto tre vende.”

 

 

Në këtë takim u diskutua edhe për ndryshime klimatike por edhe fluksi i madh i emigrantëve. Macron u shpreh se duhet një bashkëpunim më i gjërë në Evropë për të përballuar këto flukse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";