Për herë të parë në Shqipëri vjen Ford Trucks.
Për këdo që planifikon të blejë një kamion, për të përmbushur nevojat e biznesit, mund të gjejë veten në modelet e ndryshme që Ford Trucks ofron, duke përjetuar komoditet falë teknologjisë inovative, por edhe siguri falë mbrojtjes maksimale.
Me premtimin se do të shndërrohen në partnerët e besuar të biznesit, “Kamionët Ford” ofrojnë një gamë të gjerë automjetesh të klasit botëror, duke përfshirë betoniere të prodhuara me standardet më të larta për industrinë e ndërtimit, automjete të posaçme për ngarkim-shkarkim apo edhe mjete zjarrfikëse me fjalën më të fundit të teknologjisë.
Në sallon do të ketë edhe modele nga linja e ndërtimit, Construction Truck.
Brandi më i ri lançohet mbrëmjen e kësaj të enjteje nga përfaqësues të Ford Truck nga Turqia dhe biznesmenë të njohur në shouroomin e Albanian Motor Company, i cili është i shtrirë në një sipërfaqe prej 5 mijë metrash katrorë, duke krijuar hapësira të bollshme për çdo të interesuar mbi modelet dhe teknologjitë më të fundit.
Kamionët Ford, të projektuar nga inxhinierët e Ford-it dhe të preferuar në mbarë botën, janë të njohur për reduktimin e kostove operative.
Fituesi i Çmimit Ndërkombëtar F-MAX, Kamioni i Vitit 2019, shquhet për motorin Ford Ecotorq, një lider në reduktimin e konsumit deri në 8.5%.
Shënim:Eventi do të zhvillohet të enjten, 17 nëntor 2022, ora 18:00-20:00 në ambjentet e Ford Albania (autostrada Tiranë-Durrës, km 10, Kashar, Tiranë)