Operacioni Forca e Ligjit e mbylli misionin e tij më 31 dhjetor të vitit të shkuar, por të gjitha çështjet që ajo ka plotësuar do shqyrtohen nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion dhe Gjykata Kundër Krimit të Organizuar.

Ishte 16 dhjetori, dita kur OFL dërgoi formularët e fundit të deklarimit të pasurive, por në të njëjtën datë përmes një Akti Normativ u vendos që të shtyhet afati i shqyrtimit të kërkesave nga SPAK dhe gjykata e posacme

Në total formularët për deklarimin e pasurive e kanë marrë afro 600 persona të dënuar.

Ndërsa SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskim e 45 pasurive, por vetëm 11 prej tyre kanë kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se ende në fazë shqyrtimi janë edhe 56 kërkesa të tjera për konfiskim pasurie.

Nga ana tjetër gjykata e posacme ka hequr sekuestron për të paktën 9 pasuri, pasi nga verifikimet ka rezultuar se janë krijuar në mënyrë të ligjshme dhe jo nga të ardhura që burojnë nga aktivitetit kriminal.