Duke filluar nga muaji shkurt pritet të fillojë puna për 7 lotet te  pjesës veriore të Unazës në kryeqytet.

 

Drejtori i Autoritetit Rrugore, Evis Berberin ka bërë me dije se fondi për shpronësimin e familjeve që preken nga këto zhvillime, arrin në 30 milionë euro. Në studion e E-ZONË ai ka theksuar rëndësinë e aplikimeve për familjet të cilat duhet të shpronësohen dhe të marrin paratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fondi është gjetur gjithmonë por duke qenë se ka problematika me dokumentacionin, kur aplikojnë mund të duhet një kohë e gjatë për të marrë paratë. Fondi total shkon dikur në 30 milionë euro. Paratë ndahen në momentin që ti plotëson dokumentacionin për të marrë paratë.
Nëse nuk e plotëson nuk mund t’ju japim dot paratë. Kemi një fond të caktuar të lëvruar për ta nisur si proces pastaj gradualisht do shtojmë fondet derisa të plotësohet shuma”, tha Berberi.