“Fonde shtesë në Durrës”/ Ahmetaj: Ja kur do të përfundojë procesi i rindërtimit të banesave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fonde shtesë në Durrës”/ Ahmetaj: Ja kur do të përfundojë procesi i rindërtimit të banesave

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, zv.kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi se në vjeshtë do të përfundojë rindërtimi i pjesës më të madhe të banesave, për t’ia lënë vendin më pas nisjes së rindërtimit të banesave në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

 

Sa i përket rindërtimit të banesave në qytetin e Durrësit, ai tha se është kërkuar një fond shtesë për të përmbushur rikontruksionet.

 

Advertisement

“Sot kemi futur në rindërtim institutin e policisë tejet i rëndësishëm për punën e përditshme të policisë. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të financojmë rindërtimin e pallateve. Financojmë rindërtimin dhe rikonstruksionin e Kavajës dhe Durrësit, Bashkia pas vlerësimeve të bëra ka kërkuar dhe një rifinancim 16 mln dollarë për të përmbushur rikonstruksionet. Sot kemi marrë vendimin edhe për shkollat, pra tashmë pasi kemi zgjehdur problematikat në qytetet e mëdha dhe në tëritoret e thella të zonave të dëmtuara nga tërmeti. Ju i keni parë vetë të gjithë turin e kryeminsitrit për të dorëzuar çelsat. Procesi ka qenë transparent. Ndërkohë, besoj që përveç disa institucioneve publike dhe pjesës së Kombinatit, pjesa më e madhe e rindërtimit mbaron në vjeshtë të këtij viti. Pas vjeshtës do të vazhdojë me zonën e Kombinatit”, tha Ahmetaj.

 

Lidhur me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorime farmaceutike, Ahmetaj tha se aktualisht ndodhen në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy