Vlora ka nisur të frekuentohet qysh në prill nga turistët, por operatorët turistikë thonë se në çelje të sezonit, po përballen me problematika.
Ata ankohen se iu mungojnë punonjësit, ndonëse sipas tyre, pagat janë rritur deri në 35%, dhe se ka vonesa në përgatitjen e plazheve për të pritur pushuesit.
Advertisement
Vendosja e çadrave dhe shezlonëve për pushuesit do të nisë në fillim të qershorit.
Pavarësisht problemeve me përgatitjen, operatorët turistikë kanë pritshmëri të larta për këtë sezon.
Advertisement
Në maj është vënë re një fluks vizitorësh. Pushuesit nga Tirana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia janë ata që më së shumti zgjedhin Vlorën.