Pushimet e verës kanë shkaktuar rradhë të gjata në Portin e Durrësit.
Sipas të dhënave, përgjatë ditës së sotme në port kanë hyrë 5913 pasagjerë dhe 1332 mjete.
Advertisement
Deri në këto momente kanë mbërritur në Portin e Durrësit 4 tragete, 3 nga Bari dhe një nga Ankona dhe dy të tjerë priten në mbrëmje.
Pritet të mbërrijnë afro 10 mijë pasagjëre në total, bashkë me 2 tragetet e tjerë që pritet të vijnë pasdite.
Advertisement