Në pikat kufitare të vendit është regjistruar fluks i lartë lëvizjesh gjatë ditëve të korrikut.Vetem gjatë 24 orëve nga Maqedonia e Veriut kanë lëvizur në të dyja anët e Qafë-Thanës më shumë se 9.600 shtetas shqiptarë e të huaj.
Në datat 14-19 korrik përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë 6000 persona më shumë se në vitin 2023.
Në Kapshticë gjate nje jave nga greqia në drejtim të shqipërisë kanë hyrë 14 mijë persona kryesisht emigrantë shqiptarë te cilet vijne për pushime. Nga ana tjetër mbi 7 mije pasagjere kane mberritur ne portin e Durresit me 5 tragete nga italia.
Gjatë një jave sipas burimeve, nga Porti i Durrësit kanë hyrë afro 20 000 mije emigrantë, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si edhe turistë.
Për të shmangur radhët e gjata në terminalin e pasagjerëve janë janë shtuar kapacitetet e përpunimit. Në përgjigje të fluksi të lartë, kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve. /vizionplus.tv