Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit.
Sipas të dhënave zyrtare të PKK-Morin vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë 17132 shtetas me afro 5192 automjete.
Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Ndërkohë edhe numri i autobuzëve është i lartë këtë fundjavë me 82 të tillë për 12 orët e fundit, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejtë pikave turistike të vendit tonë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë duke shmangur plotësisht krijimin e radhëve. /vizionplus.tv