Fluks lëvizjesh në hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Burime zyrtare per Vizion Plus bëjnë të ditur se 3 ditët e fundit nga kjo pikë doganore kanë hyrë e kanë dalë 12282 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Për të përballuar këtë fluks të lartë levizjesh në kushte pandemie në të dy anët e kufirit për të evituar rradhët e gjata janë shtuar sportelet.

Pala shqiptare ka punuar me 5 sportele ndërsa pala maqedonase me 4 të tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë 3 ditëve të fundit numri me i lartë i lëvizjeve ka qënë në dalje me 6258 çka tregon se shqiptarët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut për të kaluar drejt Greqisë.

Edhe për autoritetet e kësaj pike kufitare pas reduktimit të daljeve nga Shqipëria drejt Greqisë nga Kakavija dhe bllokimit të daljeve nga Kapshtica, dogana e Qafë Thanës është njëra nga mundësitë e lëvizjeve të shqiptarëve drejt shtetit helen. Gjatë 3 ditëve të fundit nga Greqia në Shqipëria kanë hyrë 619 shtetas.