Nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 4300 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Fluksi më i madh gjatë orëve të fundit ka qenë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, ku u regjistruan 2331 shtetas. Te njejtat burime thanë se nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, kanë dalë 2068 persona. Ky eshte fluksi më i madh i kohëve të fundit që është regjistruar në Qafë-Thanë.

Për të përballuar fluksin në rritje, pala shqiptare punon me 5 sportele, 3 prej të cilëve në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala maqedonase, me 4 sportele.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";