Më shumë se 3000 shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës gjatë 24 orëve të fundit.
Vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, kun je pjese e shfrytezojne per kalim drejt Greqise. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi jonë drejt vendit fqinj 1678 shtetas.
Ky numër , sipas Vizion Plus, vazhdon të jetë i lartë pasi shqiptarët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë.
Por gjatë 24 orëve të fundit gjithnjë sipas të njëjtave burime nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 1427 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Për të përballuar fluksin me hyrje dalje nga kjo pikë e kalimit kufitar pala shqiptare punon me 5 sportele.
Gjatë 24 orëve të fundit fluksi i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është i ulët konkretisht kanë hyrë drejt Shqipërisë 197 shtetas dhe 113 mjete.