Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, shprehet se Partia Demokratike po njeh rritje edhe në bastioned e Partisë Socialiste.
Garo shprehet më tej se PD do fitojë qartësisht, pasi sipas saj qytetarët shqiptarë, kanë zgjedhur ndryshimin.
“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.
Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.
Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht”, shprehet Garo./Vizion Plus