Partia demokratike nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo akuzoi Ramën se për 8 vite, shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë.
Rama, thotë PD, nuk po i lejon familjet tona të fitojnë jetesë me dinjitet, prandaj janë qindra mijëra të papunë dhe paga minimale më e ulët në Europë.
Rama ka detyruar qindra mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria. Kjo e rrënon plotësisht të ardhmen e vendit tonë. Rama është problemi dhe dështimi i Shqipërisë – ai nuk do të na sjellë ndryshimin!
Garo rendit disa arsye përse, shqiptarët duhet të votojnë Lulzim Bashën.
Basha është ai që na anëtarësoi në NATO. Basha na liroi nga detyrimi për të marrë vizë hyrjeje në zonën Schengen. Basha do të na anëtarësojë edhe në BE. Basha ka formuluar një plan në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar ekspertësh. Me këtë plan do të rritet paga minimale në 360 mijë lekë, do të krijojë 110 mijë vende pune dhe do t’u mundësojë familjeve tona një jetesë dinjitoze. Basha do të hapë mundësi arsimimi dhe punësimi për të rinjtë tanë. Ai do të ndalë ikjen e të rinjve dhe do t’u japë atyre një arsye përse të kthehen në vendin e tyre të shtrenjtë – Shqipëri. Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet. Vetëm Basha do të sjellë shpresë në Shqipëri.
Sipas selisë blu në 25 prill, Partia Demokratike e udhëhequr nga Basha dhe Aleanca për Ndryshim do të sjellë shpresë në Shqipëri.