Fleta e votimit “peng” i votimit/ Ekspertët: Duhen emrat, numrat krijojnë ngatërresa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fleta e votimit “peng” i votimit/ Ekspertët: Duhen emrat, numrat krijojnë ngatërresa

ENKELEJDA MEMA

GAZETARE VIZION PLUS

Në ndryshim nga proceset e kaluara zgjedhore, parlamentaret e 25 Prillit do të prodhojnë edhe një fletë të re votimi. Përveç koalicionit apo subjektit politik, qytetarët do të votojnë edhe për deputetin e preferuar. Komisioni Qendror i Zgjedhje ende nuk ka një vendimarrje nëse kandidati për deputetë do të identifikohet me numër apo me emër. Edhe në këtë rast, partitë politike janë të ndara. Demokratët kërkojnë që të identifikohen me emër, ndërsa socialistët me numër.

 

Advertisement

Por çfarë thonë ekspertët?

 

GERTA META

DREJTUESE, “SHOQATA PER KULTURE DEMOKRATIKE”

Advertisement

Midis emrit dhe numrit, prevalon emri, sepse ne e dimë shumë mirë që identifikimi i kandidatëve është me emër dhe emri mbahet mend më mirë.

 

Pasojë e debatit me emër apo me numër është koha që do t’i lihet votuesit për t’u mirinformuar me fletën e re të votimit.

 

Advertisement

GERTA META

DREJTUESE, “SHOQATA PER KULTURE DEMOKRATIK”

Fleta e votimit duhet të mos krijojë një lloj hutimi se ku do ta gjej emrin në atë mori të emrave apo edhe të numrave. Duhet ta kemi shumë të lexueshme se kush është subjekti dhe kush është kandidati që unë do të votoj. Grupet që do të votojnë nuk janë të barabartë për sa i përket nivelit të arsimit. Kemi zona rurale, urbane, kemi njerëz që me zor lexojnë, njerëz me aftësi të kufizuar, të gjitha këto janë tregues që partitë politike po lozin. Nuk është ndonjë vështirësi e madhe që partitë politike mos bien dakord që kjo është fleta finale që do tu vijë në ndihmë votuesve., thote per Vizion Plus.

 

Advertisement

Sa më shumë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vonohet në vendimarrje, raporton Vizion Plus, aq më shumë rritet dhe mundësia që zgjedhësi të shpreh gabim vullnetin politik.

 

Njerëzit në përgjithësi në logjikën e parë e kuptuan që unë votoj për partinë që dua por mund të zgjedh një X kandidat nga një parti tjetër. Automatikisht vota është e pavlefshme. Kandidati preferencial duhet të vijë nga partia që ti voton. Edhe kjo kërkon një bashkëbisedim me votuesit.

 

Advertisement

Kur zyrtarisht të enjten nis fushata zgjedhore dhe prezantimi i kandidatëve për deputet, komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon të diskutojë mbi këto katër modele.

 

Përveç se do t’i duhet të bëj demokratë e socialistë në një mendje, së fundmi i është drejtuar edhe vetë qytetarëve për të shprehur pëlqimin për fletën e votimit, identifikimin e kandidaturave me emër apo me numër.

 

Advertisement

Nuk dihet nëse mendimi i votuesve do të merret ose jo në konsideratë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy