Flet babai i të riut që i vodhën makinën në “Rrugën e Kombit”: S’më intereson Audi 42 mijë euro, por të kapen autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flet babai i të riut që i vodhën makinën në “Rrugën e Kombit”: S’më intereson Audi 42 mijë euro, por të kapen autorët

Babai i Meriton Ahmetajt, të riut që mbrëmë iu vodh vetura në Rrugën e Kombit, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me të shtëna kallashnikovi dhe armën në kokë.

Rrahman Ahmetaj sqaroi se të rinjtë fillimisht kishin menduar se ishin duke u ndjekur nga policia e shtetit, por pas ndaljes e kuptuan se ishte tjetër gjë.

Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva” tha ai për Klan Kosova.

“Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. 

Advertisement

Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit.

Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marrë”, tha ai.

Ahmetaj po ashtu u shpreh se për ta ishte interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas tha se e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës.

Ai megjithatë shprehet se vlera e veturës 42 mijë eurshe nuk ka rëndësi fare për të, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy